Tërmeti në Pukë/ Çarje në disa objekte nga lëkundjet
15/01/2022 12:33
Një termet tronditi mbrëmë veriun e vendit.
Lëkundjet që u ndjenë deri në Kosovë ishin me magnitudë 4.8 dhe shkaktuan disa dëme në Pukë ku dhe kishte epiqendrën tërmeti.
Janë konstatuar disa rënie të lehta suvash në dy pallate, si dhe plasaritje dhe dëmtime të disa oxhaqeve të banesave në qytet.
Raportohet gjithashtu se dëmtime ka pasur edhe në spitalin e qytetit.
Top Channel