Aksident me një të lënduar në Vlorë, policia jep detajet
15/01/2022 10:52
Dy mjete janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm, në lagjen ‘Lef Sallata’, në Vlorë.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se automjeti tip “Hunday”, me drejtues shtetasin M. Sh., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin N. S.. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Me datë 15.01.2022, rreth orës 10:00, në lagjen “Lef Sallata”, automjeti tip “Hunday”, me drejtues shtetasin M. Sh., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin N. S., i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel