Amfiteatri i parkut te liqenit i mbushur plot me freshi-stë u kthye ne sallën e një auditori ku Edi Rama per gati 60 minuta iu shpjegoi me gjuhen e filozofeve te antikitetit te rinjve socialist arsyet sepse nuk duhet te braktisin politiken.
Ne fjalën e tij Kryeministri nuk tregoi vetëm shembullin sesi duhet te jete politika, por edhe se si ajo nuk duhet te jete, ku si reference mori kundërshtarin politik.
Rama: Kemi hyrë në një kohë krizash zinxhirë. Zgjerimi i hapësirës mes njerëzve e politikës bëhet dhe më i frikshëm ku politikanët i kthehen të shkuarës dhe humbin busullën e të ardhmes. Kush do ta mendonte atë që pamë më 8 janar te oborri i një partie politike që u kthye në sheshxhirimin e një reality show, me politikanë realë por të kthyer pas në kohë, nga mesjeta me selinë e PD të kthyer në kështjellë te cilën luftonin per ta marre.
Sesa peshe kane te rinjtë ne vendimmarrjen e qeverise Edi Rama solli shembull protestën e studenteve te fundvitit 2018.
Rama: Ajo qe vendosen me ate proteste ishin vendosja per zgjidhje ne tryezën e qeverise. Kjo do thotë te merresh me politike sipas meje.
Porosia e fundit nuk ishte vetem nje këshille, por kalimi ne nje etape tjeter.
Rama: 30 vjec nuk quhesh me i ri, i ri mbetet vetëm Pandeli Majko, përpiqet taulanti shkrete por se arrin dot. Por ju duhet te shkoni përtej FRESSH.
Top Channel