Zgjidhje diplomatike për konfliktin SHBA i ofron Rusisë një rrugë, por përgatitet edhe për mbrojtjen e aleatëve

14/01/2022 12:27

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të zgjidhur konfliktin në ukrainë me rusinë në ëmnyrë diplomatike nëse kjo mundësi do të gjendet në të kundërt do të bëjmë gjithcka për të “mbrojtur” aleatët dhe e gjithë kjo varet nga vendimet e Moskës në lidhje me Ukrainën, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se Rusia ka vendosur të pushtojë Ukrainën, por është e përgatitur pavarësisht se cilën rrugë do të zgjedhë rusia, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare. Jake Sullivan.

“Ne jemi gati të bëjmë përparim në tryezën e bisedimeve… dhe jemi gati të ndërmarrim hapat e nevojshëm dhe të duhur për të mbrojtur aleatët tanë, për të mbështetur partnerët tanë dhe për t’iu përgjigjur fuqishëm çdo agresioni që mund të ndodhë.”

Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa në kufirin me Ukrainën pasi kërkon garanci që NATO nuk do ta zgjerojë aleancën drejt lindjes.

“Komuniteti i inteligjencës nuk ka bërë një vlerësim se rusët kanë vendosur përfundimisht të ndërmarrin një veprimi ushtarak në Ukrainë,” tha ai. “Pra, siç janë gjërat tani, Rusia ka mundësinë të vijë në tryezë.”

tha sulivan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA