Një shtetas është arrestuar ndërsa bashkëshortja e tij është vënë nën hetim, pasi janë kapur duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm në Tiranë.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M., 51 vjeç, banues në Babrru, Tiranë, dhe u procedua penalisht bashkëpunëtorja e tij, shtetasja I. N., 35 vjeçe, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi me iniciale I. M. është kapur në mesnatë, në zonën e Paskuqanit, me dy emigrantë, të cilëve iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit monetar.
Nën hetim janë vënë dhe dy shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Top Channel