Ka qenë një letër e Shërbimit të Brendshëm sekret britanik MI 5 dërguar kryetarit të Parlamentit britanik që paralajmëronte për praninë e një agjente kineze në radhët e Parlamentit që punonte për minimin e sistemit politik në vend!
Sipas letrës e dyshuara është Christine Lee e cila është përfshirë në ndërhyrje politike në emër të Partisë Komuniste kineze gjatë takimeve dhe aktiviteteve të saj me deputetët britanik.
Ajo është një avokate e vendosur në Londër dhe ka dhuruar rreth 700 mijë stërlina për deputet aktuale apo kandidat për deputetë dhe 200 mijë stërlina vetëm për një ish zv-ministër laburist në kohën e Toni Blerit, dhe Barry Gardiner mikut të ish udhëheqësit laburist të opozitës Jeremy Corbyn, ku djali i saj punonte në zyrën e deputetit laburist.
Agjentja kineze Christine Lee, është një ish-kryekeshilltare e Ambasades kineze në Londër dhe këshilltare ligjore e Departamentit kinez të Marredhnieve me Jashtë. Ajo po ashtu është edhe sekretarja e Grupit Ndërparlamentar për Kinen në Parlamentin britanik.
Christine Lee duket se ka pasur marrëdhënie të mira me ish kryeministrin konservator David Cameron në kohën që ka qenë kryeministër, ndërkohë që në janar të 2019 ka marrë një çmim nga ish kryeministrja Theresa May. Ajo ka zyrat e veta ligjore në Pekin, Hong Kong dhe Gungzhou si edhe në Londër.
Lidhjet e saj me Partinë Komuniste kineze janë të vjetra dhe pozicionet e saj zyrtare janë shenja të pagabueshme të rëndësisë së saj për udhëheqjen komuniste kineze.
Shërbimi sekret britanik ka kohë qëe survejon agjenten kineze dhe nuk është se momentalisht ajo është arrestuar apo është kërkuar largimi i saj nga Britania. Ende nuk ka asnjë reagim nga qeveria e Bois Johnson, reagim që pritet të jetë imminent.
Top Channel