“Janë shtrenjtuar trefish lëndët e para për bujqësinë”/ Braçe thërret në interpelancë qeverinë: Çmimet janë detyrë e shtetit!

14/01/2022 11:02

Deputeti socialist Erion Braçe, që herë pas herë ka treguar problematikat e bujqësisë në vend, ka shprehur shqetësimin për shtrenjtimin e produkteve të lëndëve të para për fermerët.

Çmimet e frutave dhe perimeve janë shtrenjtuar, thotë Braçe, po çmimin nuk e kanë ndryshuar fermerët. Po ashtu, fermerët i blejnë trefish më shtrenjtë lëndën e parë, si plehrat kimikë,  ku 1 kg ure apo dap kushton 110 lekë, por çmimet për grurin apo misrin janë shumë të ulëta dhe kështu ata dalin me humbje, sipas analizës së deputetit.

Ai i drejtohet qeverisë, të cilën e ka thirrur në një inerpelancë në parlament, pasi thotë se vendosja e çmimit për këto produkte është detyrë e saj.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

INTERPELANCE NE KUVEND ME #QEVERINE!

ÇMIMET E USHQIMEVE/PERIMEVE FRUTAVE TE FRESKETA JANE RRITUR;

POR JO NGA FERMERI!

Nderkohe;

ÇMIMET E LENDEVE TE PARA NE BUJQESI JANE TREFISHUAR!

Kostot e bujkut jane rritur, cmimet e prodhimeve te tij JO!

Raporti mes cmimit te imputeve dhe cmimit te produktit te bujkut eshte tmerresisht i padrejte:

1 kg URE kushton 110 leke,

por 1 kg GRURE kushton 30 leke;

1 kg DAP kushton 110 leke,

por 1 kg MISER kushton deri 38 leke;

1 kg NITRAT kushton 90 leke,

por 1 kg DOMATE (me e mira) kushton 50 leke!

ÇMIMET E DREJTA TE LENDEVE TE PARA, POR EDHE PRODUKTEVE TE BUJKUT, JANE DETYRE E QEVERISE!

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA