Censusi i shpendëve dimërues, do të numërohen këtë fundjavë në 33 ligatina të vendit

14/01/2022 13:27

Shpendët dimërues në vendin tonë do të numërohen këtë fundjavë në 33 ligatina të vendit, përmes censusit që do të organizohet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Ky census zhvillohet njëkohësisht në 146 vende të botës. Matjet kanë treguar se nga viti në vit numri dhe llojet e shpendëve shtohen, sipas AKZM-së, duke i dhënë një dimension të ri turizmit.

Në datat 15-16 janar 2022, do të zhvillohet Censusi Ndërkombëtar i shpendëve të ujit.

Qëllimi i këtij censusi është verifikimi nëpërmjet inventarizimit sipas metodikes përkatëse i popullatave të këtyre shpendëve sipas specieve respektive, në të 33 zonat ligatinore bregdetare, liqeneve natyrorë dhe artificialë, grykëderdhje lumenjsh, këneta etj.

Top Channel