“Berisha s’arriti të kontrollonte protestën e 8 janarit.” Kështu ka thënë këtë të premte në një deklaratë për mediat Presidenti i vendit, Ilir Meta.

Sipas tij, ish-kryeministri  nuk arriti të kontrollonte protestuesit që kishte thirrur vetë, ndërsa nga ana tjetër Lulzim Basha si kryetar i partisë e ka për detyrë vetë të vendosë legjitimitetin e tij.

“Kjo nuk është mes Bashës dhe Berishës, bëhet për ta banalizuar problemin. unë kam qenë kryeministër, unë kam qenë në shumicë dhe jo pakicë, fitova edhe kundër Fatos Nanos, unë e dhashë dorëheqjen. Kemi të bëjmë me një krizë legjitimiteti, dualizmi. Është e vërtetë që është zgjedhur në krye të PD se ka pasur përkrahjen e Berishës, Flamur Nokës, Albana Vokshit etj. Papritur çdo arsye, këta ia heqin këtë përkrahje por vënë në pikëpyetje gjithë legjitimitetin e tij. Është detyra e tij të vendosë legjitimitetin e tij. A tha nuk do të ketë kuvend se s ‘dua të përçaj partinë, shpalli vetë kuvend. Ça janë këta, struktura paralimitare. Unë nuk e kam fshehur që kam dobësi për doktorin, por kur bën një organizim të tillë nga fillimi në mënyrën më paqësore, vijnë protestuesit që në 10;30 kur është paralajmëruar në orën 12. Kjo është histori e vjetër”, tha Meta.

Kujtojmë se protesta e 8 janarit e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha degradoi në dhunë dhe shpartallim të godinës së Partisë Demokratike, me qëllim sipas tyre për të hyrë në shtëpinë e lirë të demokratëve.

Qindra demokratë me çekiç dhe hekura tentuan të hyjnë brenda godinës nga kati i parë dhe me shkallë nga kati i dytë, ndërsa mbështetësit e Bashës u kundërpërgjigjën nga brenda selisë.

Vetëm ndërhyrja e policisë me kërkesë të deputetëve brenda selisë blu, solli normalizimin e situatës së rënduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA