Një 55-vjeçar humbi jetën sot në mëngjes pasi banesa në të cilën banonte u përfshi nga flakët.
Viktima është Gjergji Beqiri dhe vuante nga problem të shëndetit mendor.
Dyshohet shkak për zjarrin të jetë bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga ngrohësja. Në ato momente ka marrë flakë batanija që 55-vjeçari ishte mbuluar.
Fqinji i viktimës, Arben Aliu u shpreh se ai ishte i sëmurë mendor dhe se kujdesej i vëllai për të.
“I sëmurë, i vetmuar, ka disa vite ka qenë me qira, ka qenë vëllai i tij që merrej, në 6 pa çerek më tha gruaja ka dalë tym nga shtëpia e Gjergjit. Tymi ishte në përmasa të paimagjinueshme dhe nuk futesha dot brenda, ai ishte i sëmurë nuk e dalloje dot, e ndihmonte vëllai i tij. Zjarri rrezikonte gjithë pallatin dhe gjëja e parë që bëra ishte ula linjën elektrike. Ai as nuk gatuante asgjë”, tha fqinji.
Bazuar në pamjet e marra nga vendngjarja, ai jetonte në kushte mizerabël, pa suva.
Top Channel