Rikthimi i studentëve në auditore pas pushimeve dimërore, i gjen ata në kulmin e infektimeve pas përhapjes me shpejtësi të variantit të ri “Omicron”.

Jam me grip, nuk e di sa mungesa ka në shkollë. Unë jam i vaksinuar, bëra dhe tamponin rezultoi negative dhe erdha se të ngelin këta”, thotë një student.

Edhe pse vetë studentët tregojnë se pjesa më e madhe e tyre janë paraqitur fizikisht në mësim, ka pasur disa raste infektimesh të të rinjve si dhe të stafit akademik. Për këtë arsye, është parë e nevojshme që disa lëndë të zhvillohen në distancë.

Po dje na mungonte një pedagog, bëmë mësim ‘online’. Na shqetëson situata. Shpresojmë të mos rriten më shumë infektimet”, shprehet një student.

Dy vitet akademike virtualisht për shkak të Covid-it dhe mangësitë e mësimit gjatë asaj periudhe kanë ndikuar që sot të rinjtë të duan të vijojnë mësimin në auditor, pavarësisht situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA