“U dëmtuan luleshtrydhet”/ Fermerët e Fierit ngrihen në protestë, kërkojnë dëmshpërblim
13/01/2022 15:08
Fermerët e luleshtrydhes në Frakull protestuan sërish para bashkisë Fier pasi nuk morën përgjigje për dëmshpërblimin e përmbytjeve të 12 dhjetorit.
Nga bashkia atyre u ishte premtuar se një komision i posaçëm do llogariste dëmet.
Sipas fermerëve dëmi nga përmbytjet shkon në rreth 400 mije euro.
Pas protestës me pankarta në duar fermerët u priten nga nën kryetarja e bashkisë Fier Enkejleda Peshkëpia e cila ju ka komunikuar fermerëve se paratë do të jepen pasi të merret përgjigje nga shkresa e dërguar tek emergjencat civile.
Top Channel