Shkëndija elektrike u rrezikoi jetën. Dy bashkëshortët në fshatin Gocaj tregojnë tmerrin

13/01/2022 12:43

Rrjeti i amortizuar në fshatin Gocaj ka sjellë jo pak probleme në këtë zonë. Mbrëmjen e 10 janarit një shkëndi elektrike ka rënë në shtepinë e Rrok duke i shkaktuar jo pak dëme materiale por jo vetëm duke i rrezikuar edhe jetën e këtij të fundit sëbashku me gruan e tij.

Një situate e tillë përsëritet shpesh edhe për banorë të tjerë të kësaj zone ku thonë se kaneë pësuar jo pak dëme në pasisje elektroshtepiake. Dhe flenë çdo natë me frikën se një ditë do të zgjohen nën flakë.

Banorët kërkojnë zgjidhjen e menjëhershme të këtij problemi pasi çdo herë kur ka stuhi ere apo shiu për të qenë të sigurt detyrohen të fikin automatin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA