Sanksione ndaj Rusisë dhe Koresë së Veriut/ Shkak programet balistike dhe testimet e raketave

13/01/2022 11:57

SHBA njoftoi të mërkurën sanksione ndaj tetë individëve dhe subjekteve të Koresë së Veriut dhe Rusisë për mbështetjen që u kanë dhënë programeve të raketave balistike të Koresë së Veriut, ndërsa kjo e fundit kreu edhe një sërë testimesh me to javën e fundit.

“Sanksionet janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për të kundërshtuar programet e armëve të shkatërrimit në masë (të Koresë së Veriut) dhe raketave balistike”, tha nënsekretari Brian E. Nelson në një deklaratë.

“Lancimet më të fundit të raketave të Koresë së Veriut janë dëshmi të mëtejshme se ajo vazhdon të avancojë me programet e ndaluara pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për diplomaci dhe denuklearizim”, shtoi ai.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha në një deklaratë të mërkurën më vonë se përveç individëve dhe subjekteve ndaj të cilëve Departamenti i

Thesarit kishte vendosur sanksione, departamenti i tij po vendoste sanksione ndaj “një shtetas (korean verior), një shtetas rus dhe një entitet rus që janë përfshirë në aktivitete ose transaksione që kanë kontribuar materialisht në përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë.

Deri më tani, Koreja e Veriut ka thënë se ka testuar tri raketa hipersonike, teksa lideri i këtij shteti Kim Jong Un është zotuar se do të forcojë programin bërthamor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA