Ish kryeministri Sali Berisha ndodhet në Prokurorinë e Tiranës që të dëshmojë për protestën e thirrur prej tij më 8 janar.

Hetimet po kryhen nga kryeprokurorja  Elizabeta Imeraj dhe prokurori Elio Mazreku.

Lideri historik është shfaqur me humor në derën e gjykatës së Tiranës, ndërsa u tha gazetarëve që ta prisnin dhe të mos largoheshin.

Pas tij do të merret në pyetje këtë të enjte edhe Flamur Nokën në orën 12:00. Ndërsa nesër, në Prokurorinë e Tiranës do të paraqitet Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.

Protesta e thirrur nga Seli Berisha në selinë e PD, nisi mesditën e 8 janarit dhe mbështetësit e tij dhanë shenjat se vazhdimi do ishte i dhunshëm. Ata nisën të shajnë dhe fyejnë të gjithë deputetët që mbështesnin Bashën.

Me të njëjtën situatë u gjend edhe Roland Bejko, anëtar i kryesisë të kësaj force politike i cili edhe u godit teksa donte të hynte në selinë blu, ndërsa mbështetësit e Berishës e detyruan të largohej.

Sali Berisha mbërriti ekzaktësisht rreth orës 12:00 në oborrin e PD-së, ndërkohë që Lulzim Basha për të evituar incidentet hyri në seli që në orën 08:00.

Misioni i protestuesve ishte i qartë, futja me çdo kusht në selinë blu. Ata mundën të hyjnë vetëm në katin e parë dhe tentuan pa sukses të çmontonin dyert e blinduara që të çojnë në katin e dytë.

Tentativa për të marrë selinë vijoi nga jashtë përmes shkallëve. Ata që donin të realizonin futjen nga dritaret, ku u përballën me gaz lotsjellës hedhur nga brenda selisë së PD-së.

Vendosmëria për të marrë selinë u përqendrua në një derë anësore duke vënë në përdorim leva e çekaanë. Nga të vetmet të çara që mundët të bënin, morën mbrapsht një sasi të madhe gazi lëshuar nga brenda.

Pas më shumë se dy orë protestë, ndërhyrja e policisë me kërkesën e PD-së bëri që të shpërndaheshin protestuesit,  ndërsa Berisha ndodhej brenda selisë.

Më pas, Berisha u largua në drejtim të Kryeministrisë ku edhe lajmëroi shpërndarjen e protestës.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës  të mërkurën vendosi të lirojë nga burgu 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Ndër të tjera, Kryesia e PD-së përjashtoi përgjithmonë nga Partia Demokratike Sali Berishën dhe mbështetësit e tij.

Në një mbledhje maratonë të kryesisë u mor vendimi për përjashtimin e anëtarëve të të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Rigels Muçollari, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Ndërkohë, janë pezulluar deputetët: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso, Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi dhe Tritan Shehu.

FOTO GALERI
3/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA