Kjo mund të cilësohet si një nga periudhat më të vështira të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Ai po përballet me sulmet e vazhdueshme nga lideri i opozitës laburiste, Keir Starmer, ndaj asaj që tani marrë konturet e një skandali të vërtetë.
Bëhet fjalë për festën e organizuar në maj të viti 2020 në kopshtet e rezidencës zyrtare të kryeministrit, nga kryesekretariati Martin Reynolds, ku mori pjesë vetë Johnson me gruan e tij Carrie dhe rreth dyzet persona.
Në një kohë që Evropa dhe e gjithë bota po përballeshin me valën e parë të Covid-it dhe miliona njerëz jetonin në shtëpitë e tyre, të izoluar. Në Downing Street festohej pa respektuar rregullat për distancimin.
Ajo që po trazon ujërat e qeverisë së drejtuar nga Johnson është fakti se edhe në partinë e tij po rritet një grup zërash kritikë kundër sjelljes së kryeministrit. Disa eksponentë konservatorë duan që Johnson të kërkojë falje publike, të tjerë madje shkuan aq larg sa të uronin dorëheqjen e tij.
Nuk është hera e parë që kryeministri përballet me probleme të këtij lloji dhjetorin e kaluar, Johnson kërkoi falje për një video të publikuar në media, në të cilën stafi i tij shihej në një festë Krishtlindjesh në Downing Street, pa respektimin më të vogël të rregullave anti-Covid.
Top Channel