OBSH paralajmëron: Omicron është një variant i rrezikshëm

13/01/2022 05:40

Varianti Omicron, i cili po përhapet me një shpejtësi që bota nuk e ka parë që nga fillimi i pandemisë, mbetet një virus i rrezikshëm edhe nëse shkakton simptoma më të lehta, paralajmëroi sot sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gebrejesus.

“Megjithëse Omicron shkakton simptoma më të buta se delta (varianti dominues deri më tani), ai mbetet një virus i rrezikshëm, veçanërisht për ata që nuk janë vaksinuar,” tha Gebrejesus në një konferencë për media.

Omicron, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugout në fund të nëntorit 2021, është përhapur në të gjithë botën dhe një numër i madh njerëzish janë infektuar.

“Më shumë transmetim i virusit do të thotë më shumë shtrime në spital, më shumë vdekje, më shumë njerëz të paaftë për të punuar, përfshirë mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë. Ekziston gjithashtu rreziku i shfaqjes së një lloji të ri që mund të jetë më i lëvizshëm dhe më vdekjeprurës se omicron”, paralajmëroi Gebrejesus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA