Motra kallëzon në polici humbjen e vëllait: U largua nga shtëpia në dhjetor dhe s’u kthye më
13/01/2022 16:39
Një 27-vjeçare ka kallëzuar në polici humbjen e vëllait të saj më të vogël, shtetasit F.D., 22 vjeç.
E reja ka bërë denoncimin në polici, ku është shprehur se i vëllai është larguar nga shtëpia që më datë 14 dhjetor të vitit që lam pas dhe nuk është kthyer që prej asaj dite.
Policia ka nisur menjëherë kërkimet dhe po punohet për gjetjen e 22-vjeçarit.
“Më datë 12.01.2022, shtetasja M. Gj., 27 vjeçe, banuese në Shëndëlli, bashkia Konispol, ka kallëzuar se më datë 14.12.2021, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. D., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel