Mori pjesë në festë kur vendi ishte në izolim. Kërkohet dorëheqja e Boris Johnson

13/01/2022 09:30

Boris Johnson po përballet me thirrjet nga konservatorët për të dhënë dorëheqjen si kryeministër pasi pranoi se kishte marrë pjesë në një festë ku u konsumua edhe alkoll, në kohën kur vendi ishte në izolim si pasojë e shpërthimeve të infektimeve nga covid.

Kryeministri kërkoi falje për mënyrën se si e trajtoi ngjarjen në kopshtin e Doëning Street në vitin 2020 dhe tha se e kuptonte “tërbimin” e publikut për të.

Anëtarët e kabinetit, përfshirë zëvendëskryeministrin Dominic Raab, i dolën në krah Johnson, por udhëheqësi i konservatorëve skocezë, Douglas Ross dhe deputetët William Wragg, Caroline Nokes dhe Roger Gale i bënë thirrje atij që të largohej.

“Ai është kryeministri, është qeveria e tij që vendosi këto rregulla dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij,” tha një nga deputetët.

Ndërkohë ministrat u kanë kërkuar deputetëve që të presin rezultatin e një hetimi nga zyrtarja e lartë Sue Grey për shkeljen e supozuar të rregullit të Covid në festat e Dowëning Street, të cilat ata thonë se do të publikohen së shpejti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA