Ministri gjerman: Vaksinimi i detyrueshëm i jep fund pandemisë

13/01/2022 20:17

Qeveria gjermane ka rritur retorikën në të mirë të vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit, në dy ditët e fundit.

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbach, e ka përshkruar vaksinimin e detyrueshëm si “rrugën më të sigurt dhe të shpejtë për t’i dhënë fund pandemisë”, gjatë një fjalimi që ka mbajtur në Bundestag.

Lauterbach, njëherësh edhe mjek i kualifikuar, ka thënë se “me pjesën më të madhe të popullsisë të vaksinuar, ne mund të presim që të shmangim rastet serioze, ashtu sikurse variantet e reja të koronavirusit”.

Qeveria ka vendosur një cak prej 80 për qind të popullsisë së vaksinuar me dy doza të vaksinës deri në fund të muajit.

Detyrimi për vaksinim do të mund të ndihmonte në mbrojtje të njerëzve kundër varianteve më të rrezikshme që mund të identifikohen, ka thënë Lauterbach.

Të mërkurën, kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka thënë Parlamentit se ai mbështet vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç.

Megjithatë, disa prej partnerëve të koalicionit, sidomos Demokratët e Lirë, ende nuk janë bindur.

Më 12 janar, autoritetet gjermane kanë dhënë rreth 780,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit, apo 66,000 më shumë sesa të martën.

Shumica prej tyre kanë qenë doza përforcuese, të cilat janë marrë nga 37.5 milionë persona, apo 45.1 për qind e popullsisë.

Numri i personave të vaksinuar me dy doza ka shkuar në 72.3 për qind, sipas të dhënave të Institutit, Robert Koch.

Ky Institut ka raportuar për 81,417 raste të infektimit me koronavirus brenda 24 orëve, apo 17,000 më shumë sesa një javë më parë.

Shkalla e hospitalizimeve mbetet e qëndrueshme./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA