Foto ilustruese

Një 53-vjeçar ka humbur jetën sot në Tiranë, pasi u vetëhodh nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Eduard Mano”. Shtetasi me iniciale A. Xh., 53 vjeç vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel