Gruaja nxjerr beben për adoptim pasi donatori i spermës e gënjeu për etninë (fotot)

13/01/2022 18:47
Por eksperti vendas i mirëqenies së fëmijëve Mizuho Sasaki, e quante gruan “të cekët,” dhe të aftë të “trajtonte fëmijën si një objekt.”

Me sa duket gënjeshtra e një donatori sperme për grupin e tij etnik, ka bërë që një nënë të turpërohet dhe një fëmijë të mbetet jetim.

Një grua në Japoni ka hedhur në gjyq babanë biologjik të fëmijës së saj të dytë për 330 milionë jen ($2.86 milionë), pasi mësoi se ai kishte gënjyer për identitetin dhe grupin etnik që i përkiste.

Banorja e martuar e Tokios që është në të 30-at e saj, besonte se kishte gjetur si donator sperme  një burrë japonez të suksesshëm me diplomë nga universiteti i Kioto, dhe kishte bërë seks me të 10 herë teksa tentonte të mbetej shtatzënë, shkruajnë  mediat japoneze.

Gruaja kishte më parë një fëmijë me burrin e saj aktual por kishte vendosur të ngjizte fëmjë me një donator kur mësoi se bashkëshorti kishte një çrregullim të trashëguar gjenetik që mund t’i kalonte pasardhësve të tij.

Prandaj me anë të mediave sociale ajo kërkoi për të gjetur kandidatin “e përkryer.”

Përpjekjet e saj dukej se gjetën përgjigje në korrik 2019. Por pak pasi mbeti shtatzënë gruaja, e cila nuk është identifikuar në raportimet lokale, mesoi se babai biologjik i bebes së palindur ishte një burrë i martuar nga Kina, që nuk kishte kryer ‘universitete prestigjoze’.

Tashmë ajo ka vendosur ta nxjerrë beben për adoptim pasi është tepër vonë për të abortuar shtatzaninë. Ajo gjithashtu ka paditur “donatorin” për trazirë emocionale dhe mashtrim.

Në Japoni donacionet e spermës mbeten ende pa një rregullacion të qartë dhe ngjizja artificiale është e pakët.

Kështu që shumë prindër i bëjnë përpjekjet e tyre online.

“Në Japoni nuk ka një sistem ligjor për donacionet e spermës”, tha dje avokati i gruas, duke shtuar se padia është nxitur prej vendimit të saj për të dhënë fëmijën në adoptim.

Por eksperti vendas i mirëqenies së fëmijëve Mizuho Sasaki, e quante gruan “të cekët,” dhe të aftë të “trajtonte fëmijën si një objekt.”

Sasaki tha më tej: “Prandaj besoj se është më mirë të lësh fëmijën me dikë që është një prind i mirë adoptues, i përkohshëm ose i përhershëm”.

FOTO GALERI
1/3
Në Japoni donacionet e spermës mbeten ende pa një rregullacion të qartë dhe ngjizja artificiale është e pakët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA