Detajet dhe fotot/ Lind fëmija i dytë afgan në Shqipëri
13/01/2022 14:08
Një çift qytetarësh afgan, që janë strehuar prej disa muajsh në vendin tonë, kanë sjellë në jetë një fëmijë.
Këto janë fotot, që ka siguruar Top Channel, të çiftit afgan me djalin e tyre quajtur Hamza.
Nëna e djalit është Laili Habib. Ajo është punësuar në një klinike dentare në Tiranë.
Ndërsa bashkëshorti i saj Abdul Yusufi, është me profesion inxhinier dhe ka punuar në pjesën ushtarake të aeroportit të Kabulit, atëherë nën kontrollin e amerikanëve.
Top Channel