Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka theksuar se nuk duhet shpërdoruar besimi i qytetarëve, gjatë ceremonisë së 109 Vjetorit të  Policisë së Shtetit.

“Të mos e shpërdorojmë besimin e qytetarëve, t’ju ofrojmë në shërbim sa më cilësor, të tregohemi humanë me ta dhe të ashpër me shkelësit e ligjit. Vetëm kështu duke e kryer detyrën, brezat do të na respektojnë e kujtojnë” , tha Nano.

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë fjalës së tij shprehu mirënjohje ndaj  Policisë së Shtetit, duke theksuar se ata janë përballur me sfida të mëdha gjatë rrugëtimit të tyre.

Ai nuk la pa përmendur edhe ngjarjen e fundit, ku u desh ndërhyrja e policisë, gjatë protestës së dhunshme 8 janarit, duke e cilësuar profesionaliste.

“Policia tregoi me profesionalizëm të qartë pjekuri për t’u admiruar, një situatë ishte e vështirë të ndaje kufirin se ku mbaronte e drejta për të ushtruar aktivitetin politik. Policia tregoi dhe dëshmoi se ka një nivel të lartë profesionalizmi. Misioni ynë për ruajtjen e sigurisë publike, shërbimi ndaj qytetarit do të ishte e pamundur pa ju, që i shërbeni çdo ditë qytetarëve për ndërtimin e një shoqërie të sigurt. Organet policore përballen me sfida dinamike. Falë jush në çdo cep të Shqipërisë,  vendi ynë nuk është lëkundur asnjëherë, faleminderit të përzemërta dhe mirënjohje policisë”, tha ministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA