​Sllovenia do të ndalojë prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri deri në vitin 2033

13/01/2022 20:03

Sllovenia do të pezullojë prodhimin e energjisë elektrike nga qymyrguri më së voni deri në vitin 2033, njoftoi sot qeveria sllovene.

Një zgjidhje e tillë parashikon Strategjia Kombëtare për nxjerrjen dhe ristrukturimin e qymyrit të dy provincave në të cilat minierat aktive të qymyrit ende funksionojnë si një aktivitet i rëndësishëm ekonomik, transmeton Hina.

Miratimi i strategjisë nënkupton se rajonet e përmendura mund dhe do të fillojnë të përdorin mjetet nga fondi për transformim të drejtë energjetik, në kuadër të të cilit Sllovenia do të marrë gati 250 milionë euro, sipas qeverisë.

Sllovenia siguron një të tretën e prodhimit të energjisë elektrike nga termocentrali Shoshtanj, i cili përdor qymyrin për prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa dy të tretat e mbetura sigurohen kryesisht nga hidrocentralet dhe termocentrali Kërshko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA