Prof.Perlat Kapisyzi

Varianti I ri SARS CoV 2 omicron është shndëruar në “ popullatën” predominuese në shumë shtete.. Sipas Organizatës Botërore të Shendetit brënda 2 muajve do të infektohen 50% e popullatës së Europes. Tashmë studimet kanë vërtetuar që varianti Omikron është 10 herë më infektues sesa varianti Delta.

Ndonëse prezantimi klinikë është më i lehtë , hospitalizimet kanë tejkaluar shifrat e një viti më parë për të njëjtën periudhë. Varianti Omicron po “ përmbytë”shumë spitale në Amerikë dhe Europë. Po ndjehet mbingarkesa në shtrimet duke shkaktuar mungesa në personel shendetësor dhe kufizime në ofrimin e kujdesit për specialitetet e tjera spitalore.

Rastet e shtuara të shtrimeve nga infeksioni me SARS CoV 2 varianti omikron janë pacientë të pa vaksinuar ose pacient me shumë faktor reziku të cilët nuk kanë marr dozën e tretë ( boosting)Numri I pacientëve të pa vaksinuar, të shtruar me COVID 19 nga Omicron është 6 herë më i madh sesa i rasteve të vaksinuar.

Metrikat e agresivitetit të varianteve të SARS CoV 2 janë numri I hospitalizimeve dhe vdekjeve.Për shëmbull në Amerikë numri i pacientëve të hospitalizuar është 99% dhe i vdekjeve 50% në krahasim me pikun e një viti më përpara.

Paradoksi i variantit Omicron midis formës më lehtë klinike dhe numrit të lartë të hospitalizimeve shpjegohet me shkallën e lartë të kontagiozitetit në krahasim me variantin Delta.

Mutacionet e shumta në genomën e Omikronit kanë si pasojë edhe riinfektimin e individëve që kanë bërë dy dozat e vaksinës dhe jo pak raste me dozë të tretë. Por në shumicën e rasteve këto individë paraqesin forma të lehta të COVID 19.Prandaj për askënd riinfektimet nuk mund të jenë “ ngushëllim” apo justifikim për mos tu vaksinuar.

Drejtori për Europën I WHO me modesti , nëpërmjet numrave,duke deklaruar 7 milion raste të reja në javën e parë të Janarit, mundohet të transmetojë mesazhin që duhet të vazhdojmë të jemi të KUJDESSHËM ndaj infeksionit Omikron pa bërë thirje për “ vrasje mendjeje “ për të përkthyer të dhënat që ai prezantoj. Për më tepër në deklaratën e tij nuk përmëndet frika cka do mund të shkaktonte efektin frikë edhe tek ata që deri më sot kanë qënë trima

Ka studime të cilat krahasojne 15 ditet (Dhjetor )e infeksionit nga Omicroni me 4 muajt(shtator dhjetor) e infeksionit nga varianti Deltes , krahasim I pa përshtatshëm për nga përputhshmëria në studimet për më tepër kur periudha kulmore e rasteve të reja me infeksion nga Omicroni shtrihet në javët e Janarit 2022

Aktualisht numri i amerikanëve të shtruar në spital me Covid-19 ka tejkaluar kulmin e dimrit të kaluar, duke nënvizuar rezikshmërinë që varianti Omicron vazhdon të paraqesë.

Shumë shtete raportojnë dyfishim të shtrimeve të fëmijve në krahasim me shtrimet e të riturve.Kjo mund të shpjegohet jo vetëm me mbrojtjen nga vaksinimi I të rriturve por edhe nga karakteristikat fiziologjike te traktit respirator.Fëmijët kanë ritmin respirator më të lart sesa të rriturit duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj agjentëve dëmtues që ndodhen në ajër midis tyre edhe Omikronit.

Sipas të dhënave të Qëndrës së Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve në Amerikë ( CDC) mesatarisht shtrohen cdo ditë në spitale 672 fëmijë I cili eshte numri më I madh gjatë pandemisë.. Ndërkohë në studimin e bërë nga CDC konstatohet se fëmijët të cilët kalojnë COVID 19 kishin rezik më të lart për diabet mbas infeksionit SARS CoV 2.Këto të dhëna mendoj se nuk kanë nevojë për thellësi mendimi ashtu sikurse edhe për faktin tjetër që është e vërtetë se tek fëmijët si edhe tek të rriturit prezantimi klinik I Covid 19 shkaktuar nga Omicroni është më I lehtë se sa i variantit Delta.Por edhe një herë nuk duhet të harojmë PARADOXIN e Omicronit

Prandaj edhe për fëmijët duhet shumë kujdes në zbatimin e protokolleve për parandalimin e infeksionit nga SARS CoV 2.

Top Channel