“Thashë t’vi t’boj pak art, po s’ka rrymë”/ Teatri Kombëtar i Kosovës pa energji elektrike, anulohet shfaqja

12/01/2022 11:05

Problemet me energji elektrike po vazhdojnë në gjithë territorin e Kosovës.

Mbërmjen e kaluar, aktorët në Teatrin Kombëtar të Kosovës nuk kanë mundur të japin shfaqjen që kishin përgatitur për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Aktorja Shengyl Ismaili, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i kërkuar falje publikut për anulimin  e shfaqjes “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”.

“Thashë t’vi t’boj pak ART, po s’ka RRYMË”, shkruan aktorja.

Statusi i plotë aktores Shengyl Ismaili:

“Byfeja e TEATRIT asht…s’po shihet asgjë, s’ka RRYME!
Nji gote vere t’bardhe e kam perpara, prap s’po shihet asgjë, s’ka RRYME!
Perballe kam disa foto te aktoreve, qe mbajten gjalle kete vend…mezi po i shoh s’ka RRYME!
Thashe t’vi t’boj pak ART, po s’ka RRYME!
RRYME…
RRYME…
RRYME..

Sonte ishte repriza e fundit e shfaqjes “TE VDEKURIT MBAJNE ZI PER ATDHEUN”, kerkoj falje qe nuk na e mundsuan me e shfaqe per JU…se s’ka RRYME!

Top Channel