Për të kapur ritmin e mësimit për shkak të mangësive gjatë dy viteve shkollore ku mësimi u zhvillua me orë të shkurtuara apo online, nxënësit pasi mbarojnë shkollën i shoqërojnë në qendra edukimi për programe mbështetëse.
Por jo të gjithë familjet shqiptare i ndjekin ato. 9 vjecarja është nxënëse ne një shkolle te kryeqytetit e cila thotë se pandemia e ka lënë mbrapa ne disa tema mësimore.
“Përpiqem vetë ose me ndihmon vëllai. Nuk e përballoj dot kurset”.
Edhe këtë vit shkollor sfidat janë të shumta. Përhapja e variantit omicron si dhe virozat e stinës kanë shtuar në shkolla mungesat, qe për nxënësit përkthehet më pak mësim.
“Sot mungonte një zysh nga 6 orë dolëm me 4. Kur vjen i bëjmë edhe këto temat ngjeshur. Disa herë si kuptojmë. Këta që shkojnë në kurs e kanë më të thjeshtë por në që nuk shkojmë kemi vështirësi”.
Top Channel