Transmetueshmëria e lartë e variantit “Omicron” ka sjellë rritje të të infektuarve në një kohë shumë të shkurtër.
Ajo qe e bën shqetësuese është do te infektohen edhe mjeket pasi Omicron po kapërcen edhe vaksinat. Shefi i urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se, vetëm në dhjetë ditët e para të Janarit numri i thirrjeve ka shkuar ne 2133 në 24 ore dhe vetëm per Covid kryhen 80 vizita ne banese.
Ky shtim i numrit te rasteve pozitive do te rrisë dhe numrin e te shtruarve ne spital.
Aktualisht, sipas Brataj, mbizotëron varianti “Delta” por ne një periudhe te shkurtër varianti “Omicron” do të jetë më i shpejtë dhe do të behët mbizotërues.
Por variant dukshëm do të trajtohet në 80% të rasteve ambulatorisht pasi edhe nga shifrat e krahasueshme të së njëjtës periudhë të një viti më parë shtrimet në spital kanë qenë më të larta kur numri i të infektuarve ishe disa herë me i vogël.
Top Channel