Për të shmangur përplasjen mes 34 të arrestuarve të protestës së 8 janarit, Gjykata që më pas i liroi që të gjithë, urdhëroi që të dyja grupet të silleshin të veçuara.

Të parët mbërritën 11 mbështetësit e Lulzim Bashës.

“Kati i parë do vijë tani”. Batuta e avokatit nënkupton palën e protestuesve. Nga 23 të prangosur të tjerë, si protestues dhe mbështetës të Sali Berishës, Prokuroria pranoi se vetëm 18 prej tyre ishin të këtij grupimi.

Por të arrestuarit e katit të parë dhe të katit të dytë të selisë demokratike nuk u përfaqësuan vetëm nga avokatët, por edhe grupimet politike, konkretisht grupimi i rithemelimit nga njëra anë dhe nga ana tjetër nga sekretari i përgjithshëm i PD.

Edhe politikanët u shmangën nga njëri tjetri. Të gjithë demokratët u dërguan në shtëpi, ashtu si edhe 5 kosovarët që nuk ishin me asnjërën palë dhe rezultoi se ishin arrestuar gabimisht.

Për pak orë të dyja kampet e të djathtës pretenduan përpara gjykatës se kishin të drejtë në protestën e 8 janarit dhe se pala tjetër kishte ushtruar dhunë.

“Prokuroria pranoi që për 11 të ndaluarit, të cilët ne përfaqësuam, nuk kishte asnjë provë”, u shpreh Indri Sefa.

“Të 18-të demokratët protestues u vërtetua që ishin arrestuar në mënyrë të paligjshme”, tha Albana Vokshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA