Çfarë po ndodh në gjyq? Debati, Stresi: Hera e parë që arrestohem pa bërë gjë. Gjyqtari: Kështu më ke thënë dhe herën e kaluar

12/01/2022 13:50

Që prej mëngjesit ka nisur seanca gjyqësore e të arrestuarve për sulmin në selinë e PD, gjatë protestës së 8 janarit.

Një nga të arrestuarit është edhe reperi Stresi, apo Arkimed Lushaj, i cili para gjykatësit tha se është hera e parë për të që arrestohet pa bërë gjë, raporton gazetarja Anila Hoxha e cila po ndjek seancën.

Stresi: Është hera e parë që arrestohem pa bërë asgjë

Gjyqtari: kështu me ke thënë dhe radhën e parë

Stresi : Atëherë foli avokati, jo unë.

Burime për gazetaren, Anila Hoxha thanë se nga 34 të arrestuar, prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”.

Ndërsa për 5 persona “Arrest shtëpie”. Mes personave të arrestuar ka edhe qytetarë nga Kosova.

Sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel