Protestuesja ofendon presidentin francez Macron pas komentit të tij ‘do i tërboj të pavaksinuarit’ (foto-video)

11/01/2022 15:56

Një e re protestuese ka dalë në faqet e para të mediave në Francë për një sulm verbal ndaj presidentit Macron në përgjigje të provokimeve të tij ndaj të pavaksinuarve në vend.

Macron shkaktoi zhurmë javën e kaluar kur u zotua se ‘do të tërboj të pavaksinuarit’, madje dhe me terma më vulgare, gjatë një interviste me të përditshmen Le Parisien.

Komenti polarizues normalisht ka zemëruar kritikët e tij për gjuhën provokuese me të cilën ai iu drejtua një pjesë të konsiderueshme të popullatës vendase.

Gjatë vizitës së sotme të Macron në qytetin Tende në Alpet franceze, protestuesja Justyna ia ktheu atij ofendimin, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail.

Teksa presidenti fliste me disa individë mes të pranishmëve, Justyna bëri përpara dhe surprizoi kreun e shtetit duke i treguar pëllëmbët e saj ku kishte shkruar ‘shko q**!’

Zhvillimi vjen një ditë pasi deputeti Stephane Claireaux, anëtar i koalicionit të Macron ‘La République en Marche’ (LREM) u ‘bombardua’ me bajga e leshterikë jashtë shtëpisë së tij të dielën nga protestuesit kunder vaksinave dhe kufizimeve.

Tashmë shprehja franceze e përdorur nga Macron ’emmerder’ – që mund të përkthehet si ‘të tërbosh’, ose në mënyrë më vulgare ‘shk******’ – po përdoret në masë nga kritikët e tij.

Ajo është brohoritur masivisht nga demonstruesit anti-vaksina gjatë fundjavës në Paris dhe është shkruar në pankarta në simbol të sfidës ndaj dëshirës së presidentit që kërkon të bëjë jetën sa më të vështirë për të pavaksinuarit.

Justyna tha për rrjetin francez BFMTV se kishte ardhur nga Saorge, për t’i dhënë personalisht mesazhin e saj presidentit Macron.

“Nuk desha t’i them asgjë, vetëm t’i tregoja mesazhin tim,” tha Justyna për BFMTV disa minuta më vonë.

“Doja t’i tregoja – ‘shko q**’ ashtu siç tha vetë ai për të pavaksinuarit, sepse kjo nuk është mënyra si duhet të flasë një president”.

Presidenti, i cili po fliste me disa anëtarë të publikut në Tende, kishte mbetur i shtangur nga surpriza.

Më pas ai falenderoi turmën dhe bëri deklaratën e shpejtë klishe ‘mbroni veten nga Covid’ para se të largohej.

FOTO GALERI
1/7
Një e re protestuese ka dalë në faqet e para të mediave në Francë për një sulm verbal ndaj presidentit Macron

Top Channel