Në kërkim për ndihmën e dhënë emigrantëve të paligjshëm, dy të arrestuar në Gjirokastër

11/01/2022 11:25

Dy shtetas, të akuzuar se kanë ndihmuar emigrantët e paligjshëm në vendin tonë, janë arrestuar këtë të martë në Gjirokastër.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ll., 40 vjeç, banues në Laç dhe P. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, ishin shpallur në kërkim, pasi në datën 18.12.2021, në bashkëpunim me shtetasin E. M. (i ndaluar më parë), në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, po transportonin me dy automjete, 9 emigrantë të paligjshëm, dhe pasi shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë shenjë për të ndaluar, ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre, por janë larguar me shpejtësi duke braktisur mjetet.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel