Zbulohet skema e re e vjedhjes së llogarive bankare në Shqipëri, kujdes nga mesazhet ‘peshkuese’ që ju vijnë në celularë
Gjashtë persona janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë u arrestuan:
L. Ç., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë;
D. L., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 26 vjeç, pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij, me një certifikatë të dyshuar të falsifikuar, për miratimin e xhamave të errësuar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Xh., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
Specialistët e e Qarkulimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 64 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale proceduan penalisht shtetasin L. V., 40 vjeç, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi vlerash monetare, për të cilat nuk dispononte asnjë faturë për të vërtetuar burimin apo origjinën e tyre.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel