Gjysma e Evropës do infektohet për pak javë, OBSH: Po përhapet me shpejtësi në Ballkan

11/01/2022 15:01

Gjysma e europianëve do të infektohen nga koronavirusit deklaroi këtë të martë shefi i OBSH për Europën, Hans Kluge.

Sipas tij, infektimet do të ndodhin gjatë dy muajve të ardhshëm duke u transmetuar edhe te të vaksinuarit apo ata që e kanë kaluar kovidin.

“Sot Omikron përfaqëson një valë të re nga lindja në perëndim. me këtë ritëm parashikimet janë që më shumë se 50% e popullsisë së Europës do të infektohet me omikron për 6 deri në 8 javët e ardhshme. po bëhet me shpejtësi varianti dominues në Europën perëndimore dhe po përhapet tani edhe në Ballkan”, tha Hans Kluge.

Megjithatë sipas Kluge, vaksina mbetet mbrojtja më e mirë nga vdekja, apo sëmundja e rëndë edhe në rastin e infektimit me omikron. Në të gjithë botën deri tani 5.5 milionë persona kanë humbur jetën nga covid 19.

Top Channel