Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj janë takuar me drejtuesit dhe presidentët e gjimnazeve të Tiranës, si “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.
Gjatë fjalës së saj ministrja Kushi theksoi se ky këtë vit është dedikuar një buxhet shumë i lartë, prej 500 milionë lekë për aktivitete sportive në institucionet arsimore për ekipe sportive, kampionate apo gara, si asnjëherë tjetër.
“Nuk ka ndodhur në këto 30 vite që të vendoset një buxhet kaq i lartë për aktivitetet sportive dhe kjo është diçka që ne duhet ta shfrytëzojmë bashkërisht, në mënyrë që shkollat tona të jenë sa më shumë ta angazhuara për aktivitete, gjithçka në funksion të të gjithëve së bashku”.
Ndërkohë, edhe për programin e arteve dhe zejeve qeveria shqiptare ka vendosur një fond në dispozicion për aktivitete artistike për konkurse pikturash për parcela, ngastra tokash nëpër shkolla. Kushi theksoi se deri në muajin mars do të jetë i detajuar për të gjitha shkollat në të gjithë vendin. Natyrisht, Tirana zë një vend të rëndësishëm që duhet të shfrytëzohet në kuadër të projektit të madh “Tirana Kryeqyteti i të Rinjve”.
Top Channel