Foto ilustruese

Një 63-vjeçar, që dyshohet se ka kërcënuar me thikë një shtetas tjetër në Tepelenë është arrestuar sot.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.L. ka përdorur mjetin e ftohtë në një konflikt që ka nisur për motive të dobëta me 66-vjeçarin me iniciale H.M.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Shtetasi A. L. do të hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel