“I goditën mercenarët e Lul Bravës”, Zekthi e mohon: Ishte reagim ndaj dhunës së protestuesve

10/01/2022 21:34

Një situatë e paprecedentë me dhunë kaos dhe të lënduar u shënua ditën e shtunë më 8 janar në selinë e Partisë Demokratike.

Për të folur rreth kësaj teme që ka marrë vëmendjen e mbarë opinionit publik ishte i ftuar në “Open”, anëtari i kryesisë së PD, Fitim Zekthi dhe Flamur Noka, ndërsa ky i fundit ka insistuar se nuk kishte dhunë nga ana e protestuesve, ndërsa mbante në duar fotografitë e protestuesve të plagosur, që sipas tij, u goditën nga mercenarët e kryetari Basha!

Një debat i ashpër ka lindur në studio, ndërsa Zekthi hedh poshtë akuzat e Nokës, teksa thotë se njerëzit që ndodheshin brenda selisë blu kanë përpjekur të ndalojnë protestuesit e dhunshëm dhe e ka cilësuar si një reagim ndaj dhunës.

Pjesë nga debati:

Noka: Pse s’ke reaguar asnjëherë që u bë bunker. A të shqetëson fakti që partia që ne jemi u bë bunker?
Zekthi: Unë nuk kam kënaqësi kam dhimbje nga kjo pamje. Nëse nuk bëjmë politikë do bëjmë parapolitikë dhe kjo është drama!
Zekthi: Si pasojë e një organizimi të tillë prej javësh, kjo lëvizje kishte dalë nga jetë institucionale dhe kjo është drama. Ata njerëzit atje brenda mendojnë të gjejnë një rrugë për të shmangur gjakderdhjen!
Noka: Pse Luli është pronar i shtëpisë ?
Zekthi: Jo s’është!
Noka: Po kur nuk është pse ma kthen shtëpinë në bunker?
Zekthi: Unë nuk kam qenë brenda, njerëzit brenda janë përpjekur që të ndalojnë protestuesit për tu futur brenda. Është një reagim ndaj dhunës. Pse hyjnë lart ata?
Noka: Po njerëzit brenda ç’punë kanë me gaz lotsjellës?
Zekthi: Do ta gjejë prokuroria se gjejmë dot ne!

Top Channel