![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-10-at-15_sd-1-800x450.jpg)
Kosha të mbushur plot, karrige të thyera dhe plehra të hedhura në trotuar. Kjo ishte gjendja përballë selisë së PD pasditen e sotme, dy ditë pas përplasjes së dhunshme mes mbështetësve të Berishës dhe atyre të Bashës për godinën.
Me sa duket, drejtuesit e PD i kanë rënë shkurt dhe plehrat i kanë hedhur në trotuar, pak metra nga dera e selisë, pa menduar per ndotjen e mjedisit, edhe pse kazanët e bashkisë janë aty.
Xhama, tavolina të thyera, gurë dhe shkopinj janë hedhur jashtë çdo norme duke pushtuar trotuarin ku kalojnë qytetarë të shumtë dhe nëna me karroca.
Është dashur ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës për të rikthyer normalitetin, duke pastruar ato që mbetën nga dhuna e së shtunës mes Berishës dhe Bashës.
Me sa duket, është kollaj të ankohesh për bashkinë, por ja shembulli i shemtuar që na vjen nga partia që pretendon të qeverisë vendin!
Top Channel