10 të vdekur nga shembja e faqes së shkëmbit mbi barkat e turistëve në Brazil (VIDEO dramatike)

10/01/2022 16:55

Zhytësat ishin ende sot duke kërkuar për viktima teksa të paktën 10 njerëz kanë gjetur vdekjen nga shembja e tmerrshme e faqes së një shkëmbi në një liqen brazilian, i cili ra mbi barkat e mbushura me turistë poshtë saj.

Edgard Estevo, komandant i zjarrfikësve tha se ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në liqenin Furnas, mes qytezave të Sao Jose da Barra e Capitolio. Grupet e emergjencës kishin dislokuar helikopterë në përpjekjet kaotike për të shpëtuar turistët e shtangur ne liqen.

“Ne po vuajmë pasojat e shirave të rëndë që kanë zbutur strukturat e gurta të liqenit Furnas, në Capitolio,” shkruante kryebashkiaku vendor Romeu Zema në mediat sociale. “Jam në solidaritet me familjarët e viktimave në këto momente të vështira.

Rrjeti vendas Jornal O Globo  shkruante se të paktën shtatë të vdekur ishin në një barkë të quajtur “Jesus” të goditur më rëndë nga shembja tragjike.

Marina braziliane po ndihmonte në hetimet e aksidentit. Video tregonte disa barka të vogla që silleshin rrotull gjirit piktoresk, kur masa gjigante e shkëmbit shkëputet nga faqja e gurtë dhe përplaset duke zënë poshtë të paktën një prej barkave.

Shirat e dendur të ditëve të fundit kanë bërë që shumë banorë të largohen nga zona.

FOTO GALERI
1/3
10 njerëz kanë gjetur vdekjen nga shembja e tmerrshme e faqes së një shkëmbi në një liqen brazilian, i cili ra mbi barkat e mbushura me turistë poshtë saj.

Top Channel