Vihen në pranga 3 persona në Durrës për vepra të ndryshme penale, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim, ndërsa një tjetër pasi ka shkaktuar aksident me pasojë plagosjen e një 44-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës ndaluan shtetasin në kërkim I. Sh., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 30.09.2021, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasit:
H. D., 69 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin E. Ç., 44 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
E. O., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel