Per herë të parë në 30 vite, Thethi mund të vizitohet edhe në dimër.

Falë ndërtimit të rrugës dhe mbajtjes hapur nga dëbora, edhe autoveturat e vogla qarkullojnë lirisht me zinxhir pavarësisht stuhive që nuk mungojnë asnjëherë. Këta dy turist, shqiptarë dhe spanjoll nuk ishte pajisur me to dhe në ndihme i erdhën banoret e zones.

“Është një vend i mrekullueshëm, që kushdo duhet të vijë së paku një herë në jetë për ta vizituar. Peizazhi dhe sjellja e njerëzve, ushqimi, çdo gjë është e përkryer”, shprehet një turist.

Banoret e zones dhe operatoret turistik, tregojnë se disa janë gjendur të papërgatitur per shkak se nuk e kishin menduar asnjëherë për të pritur turiste mes dëborës.

Mbajtja e rrugës se hapur po bën qe per here të parë, Thethi por edhe turistet të shijojnë bukuritë e dimrit ne këtë zonë.

Top Channel