Policia në Dibër ka vënë në pranga dy persona për prerje të paligjshme të pyjeve.
Njoftohet se në flagrancë në vendin e quajtur ‘Linos-Guri i Bardhë”, pjesë e zonës së mbrojtur me ligj 36-vjeçarin I.B. Ky i fundit u kap duke transportuar me kamion 8m³, lëndë drusore dhe pasi ka parë policinë ka braktisur mjetin dhe në tentativë për t’u larguar është kapur nga shërbimet e policisë.
Po ashtu, në pranga është vënë edhe 57-vjeçari shtetasi Xh.M., pasi u kap duke transportuar me kamion 7m³, lëndë drusore. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se dy shoferët janë autorët e dyshuar të prerjes së një parcele me lëndë drusore në mënyrë të çrregullt në zonën e mbrojtur në ‘Linos, Guri i Bardhë’.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore se dy shtetas kryenin prerje të pyjeve në mënyrë të paligjshme, në vendin e quajtur ‘Linos-Guri i Bardhë”, pjesë e zonës së mbrojtur me ligj, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur në flagrancë shtetasin I. B., duke transportuar me kamion 8m³, lëndë drusore, i cili sapo ka parë policinë ka braktisur mjetin dhe në tentativë për tu larguar është kapur nga shërbimet e policisë.
Dhe shtetasin Xh. M., duke transportuar me kamion 7m³, lëndë drusore.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këto dy shtetas janë autorët e dyshuar të prerjes së një parcele me lëndë drusore në mënyrë të çrregullt në zonën e mbrojtur në ‘Linos, Guri i Bardhë’.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete tip kamion, lënda drusore e prerë dhe mjete pune që shërbenin për prerjen e lëndës drusore.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Postën e Policisë Klos, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I. B., 36 vjeç; dhe Xh. M., 57 vjeç, për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel