Mbi 160 të vdekur nga protestat në Kazakistan, Papa Françesku i trishtuar: Lutem…

09/01/2022 21:42

Protestat agresive në Kazakistan kanë bërë që mbi 160 persona të mbeten të vdekur, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur dhe mijëra të arrestuar.

Konfrontimet janë intensifikuar mes ushtrisë dhe qytetarëve, të cilët presidenti në fuqi i quan një grup terroristësh, që duan të marrin pushtetin me dhunë.

Kazakistani është një nga shtetet më të mëdha të Azisë Qendrore, ndërsa më herët ka qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik. Për të ndihmuar në luftën ndaj protestuesve, Rusia madje ka dërguar edhe disa trupa ushtarakë në ndihmë ndaj presidentit Kassym-Jomart Tokajev. Ky i fundit në një konferencë për shtyp ka urdhëruar policinë të hapë zjarr pa paralajmërim.

Shumë shtete të botës kaun bërë thirrje për ulje në dialog dhe zgjidhje paqësore të krizës, ndërsa së fundmi këtyre thirrjeve i është shtuar edhe Papa Françesku.

Gjatë lutjes javore në sheshin e Shën Pjetrit, Papa ka shprehur ngushëllimin për viktimat e trazirave në Kazakistan dhe bëri sërish thirrje për dialog.

“U trishtova kur mësova se ka pasur viktima gjatë protestave në Kazakistan gjatë ditëve të fundit. Lutem për ta dhe familjet e tyre dhe shpresoj që harmonia sociale do rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur nëpërmjet kërkesës për dialog, drejtësisë dhe të mirës së përbashkët.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA