Një 42-vjeçar, pronari i një biznesi në bregdetin e Sarandës, është arrestuar nga policia pasi gjatë muajve të verës, ka hedhur inerte në det.

Xh.T ka shfrytëzuar një pjesë plazhi të marrë me qira në lagjen numër 4 në Sarandë nga një subjekt privat, gjatë sezonit veror 2021 dhe më datë 07.01.2022, ka hedhur një sasi mbetjesh inerte (gurë dhe zhavorr), me qëllim zgjerimin e hapësirës për ushtrimin e aktivitetit të tij në bregdet duke shkaktuar kështu ndotje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, shtetasin Xh. T., 42 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ka shfrytëzuar një pjesë plazhi të marrë me qira nga një subjekt privat, gjatë sezonit veror 2021, në lagjen nr. 4, Sarandë, dhe në këtë hapësirë, më datë 07.01.2022, ka hedhur nje sasi mbetjesh inerte (gurë dhe zhavorr), me qëllim zgjerimin e hapësirës për ushtrimin e aktivitetit të tij në bregdet.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA