Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga selia e rrënuar e PD-së, gjatë një deklarate për mediat u shpreh se Sali Berisha dhe Edi Rama janë njësoj, duke e bërë të barazvlefshme 8 janarin me 21 Janarin.

Kreyedemokrati tha se Berisha dhe Rama eksitohen nga dhuna dhe se ai nuk është si ata.

” Unë e di që eksitimi përballë kësaj skene dhune, tek shikonte njerëzit dje tek binin pre e dhunës e ka shoqërua edhe sot, siç ka shoqëruar Ramën në skenat si ato të 21 janarit. Këtu unë ndahem me të dy, kanë një gëzim që mezi e fshehin nga brenda. I pari Berisha, që ndonëse dështoi nuk e fsheh dot eksitimin që i shkakton dhuna, i dyti ishte përfituesi i vetëm i kësaj loje të Berishës, Edi Rama dhe sot e tregoi me daljen e tij të turpshme. Njeriu i 1001 skandaleve doli sot dhe na shiste moral, këtë ja mundësoi Berisha. Njëri i shpallur non grata dhe tjetri me të gjitha rekordet për tu shpallur non grata. Qëllimi im është që nga këto rrënoja të dhunës së Berishës nga të cilat eksitohet ai dhe Rama të fillojmë të ringrejmë nga PD siç e kanë ëndërruar themeluesit. Teksa ata përpiqen të marrin kohë me protagonizmin e tyre të shëmtuar të krenohen me produktet e dhunës, detyra ime e parë është të ndërtojmë gjithçka, duke u bazuar tek hallet e shqit parëve”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA