Numri dy i Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe deputeti demokrat Flamur Noka janë vënë në ndjekje penale nga policia për protestën e 8 janarit.

Dy zyrtarët e lartë demokratë që një ditë më parë ishin në dy kampe të ndryshme njëri jashtë selisë krahë Berishës dhe tjetri brenda godinës krah Bashës akuzohen për veprime të dhunshme.

Sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi mohoi një ditë më parë që të jetë përdorur lëndë plasëse ndaj protestuesve, policia bëri me dije se ai akuzohet për “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” si dhe “Stërvitje per prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”.

Ne gjendje te lire po procedohet edhe deputeti Flamur Noka per veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Për protestën e një dite me parë janë arrestuar ne flagrancë 34 shtetas dhe po procedohen penalisht 18 shtetas të tjerë, mes tyre 5 shqiptare nga Kosova te cilet ndodheshin brenda ne seli.

Top Channel