Pas disa ditë rresht, numri i rasteve të reja me Covid-19 është stabilizuar në Maqedoni të Veriut. Kështu sot, nga 7 932 testime me Covid-19 kanë rezultuar pozitivë 1.171, ndërsa dje kanë qenë 1 375, edhe incidenca e rasteve pozitive është ulur në rreth 14 %.

Ndërsa rastet pozitive janë ulur, vdekshmëria është rritur krahasuar me ditët e kaluara. Sot janë regjistruar 10 viktima, dje kanë qenë 4, ndërsa pardje 2.

Kurse numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 8 012. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon edhe 204 persona të shëruar, ndërsa rastet aktive në vend kanë rritur në 9 168.

Top Channel