Berisha dhe protestuesit nisen sërish drejt selisë blu! Policia u pret rrugën me gaz lotsjellës
08/01/2022 13:52
Sali Berisha i ka mbledhur sërish protestuesit, dhe janë nisur sërish drejt selisë blu.
Por policia i ka ndaluar duke hedhur gazlotsjellës.
Sali Berisha tha për gazetarët se protesta e sotme është vetëm faqja e parë e atyre që priten të ndodhin.
Berisha: Kjo është opozita e vërtetë, jemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë, është një beteje që s’do ketë të sosur, kjo që patë sot është vetëm shfaqja e parë e saj. Asgjë nuk i pengon ata, kjo është faqja e parë, shoqëria shqiptare do të çlirohet nga ky narkoshtet si forma më e keqe e diktaturës. Kreu i meduzës përdori sot të gjithë mjetet për të shpëtuar Lul Bravën.
Top Channel