Sekretari i Përgjithshëm i PD-së në një deklaratë për mediat nga selia blu ka kundërshtuar shoqërimet në polici që po kryhen në PD.

Sipas tij, po shoqërohen pa të drejtë në polici anëtaret e PD-së, kur nuk kanë kryer asnjë krim.

Bardhi thotë se pas terrorit të Berishës, demokratët po kalojnë edhe një terror tjetër, atë të Edi Ramës, përmes Policisë së Shtetit.

“Pse po ndalohen anëtarët e këshillit të PD, kryetarët e degëve në oborrin e partisë, dua të informoj median se juve nuk ju lanë. Çdo person që ka qenë brenda selisë qendrore ka kaluar një procedurë verifikimi regjistrimi nga ana e policisë së shtetit dhe prokurorisë, në procedurë kontrolli fizik. Pas kësaj kontroll të imtësishëm të selisë qendrore. Nuk kemi asgjë për të fshehur, në respekt të vullnetit i kemi lejuar të kontrollojnë edhe zyra, për çfarë duhet ky terror, pas terrorit të bandës së Berishës po kalojmë një terror tjetër. Policia e shtetit ka vetëm një detyrë, ata që ushtruan dhunë duhet të ishin në burg. Me ligj policia nuk hyn dot pa autorizim. Pas terrorit të Berishës demokratët do duhet të kalojnë edhe terrorin e Edi Ramës”, tha Bardhi.

Kujtojmë se 25 protestues dhe 8 persona që ndodheshin brenda selisë së Partisë Demokratike janë shoqëruar në polici për veprime të dhunshme.

Policia njofton se po vazhdon punën për identifikimin e shtetasve që dhunuan dhe shkatërruan pronën publike, gjatë protestës që mbajtën këtë të shtunë mbështetësit e Sali Berishës në selinë blu.

Mbështetësit e ish-liderit demokrat Sali Berisha përdorën leva, çekiçë, gurë dhe sende të tjera për të thyer dyert dhe xhamat e selisë blu.

Selia e PD-së konsiderohet tashmë një skenë krimi. Pasi u larguar protestuesit, grupi hetimor bëri kqyrjen e zonës.

Deri më tani, disa shtetas janë shoqëruar në polici, ndërsa kryeprokurorja Elizabeta Imeraj u shpreh se do të ndiqet çdo situatë dhe se përgjegjësit do të përgjigjen para ligjit.

Do të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale të gjitha provat, në funksion të hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të të gjithë dinamikës së kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve të përfshirë ne akte dhune, për të garantuar nxjerrjen e tyre pa dallim, para drejtësisë, njoftoi policia.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA